Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Ndue Ukaj: Stina e munguar e dashurisë
Se barra e historisë është e rëndë, e kisha mësuar prej gjyshit tim,që nën hijen e dardhës së moçme më fliste për shtresa vuajtjeshnë qenien e tij, formuar prej luftërash, frikës dhe urisë.Sa herë ia shihja sytë, më dukeshin si një minierë e thellë trishtimi.Në epokën e prindërve të mi, asgjë nuk ndryshoi.Ata frikësoheshin prej shtetit si prej djallit.Pijen e fermentuar të këtyre epokave e kam pirë edhe unë.Kam trashëguar një gjuhë plot plagë,kam ndie izolimin, grushtet, varfërinë, frikën e mallkuar prej shtetit.Me goditje të plogështa i kam rënë grusht robërisë, territ.Ndoshta goditjet e mia ishin iluzion, por unë nuk jam ndalë.Kam mbledhë kujtime të mjegullta nëpër histori.Kam kërkuar epokat e deformuara, origjinën e mëkatit të rrjedhshëm.Kam shkelë shumë territore të egra.Jam ndalë aty ku...