E premte e ‘zezë’/ Tjetër aksident në hyrje të Vlorës, plagosen dy persona

E premte e ‘zezë’/ Tjetër aksident në hyrje të Vlorës, plagosen dy persona

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër. Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim. Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë.