Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese
Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi mandati. Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë: Alaudin Malaj Alban Toro Alma Faskaj Vokopola Arta Vorpsi Brunilda Bara Genci Gjonçaj Jordan Daci Lulzim Hamitaj Naureda Llagami Roland Ilia Kujtojmë se hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese.