Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të sektorit financiar global dhe pjesë e grupit Financial Times. Me një histori të gjatë që nga viti 1926, The Banker njihet për analizat e tij në tregun financiar, metodologjinë rigoroze të vlerësimit dhe reputacionin ndërkombëtar në mbi 160 tregje bankare. Ky çmim i rëndësishëm vendos në fokus punën e konsoliduar të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga rritja e qëndrueshme, konsolidimi i performancës financiare, transformimi digjital dhe orientimi drejt përvojës së klientit. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Londër, përfaqësues të bankës morën trofeun si një dëshmi e qartë e standardeve të arritura. Vlerësimi nga The Banker vjen pak muaj pas shpalljes së bankës si “Banka...