Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen “Veliaj”. Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka mbetur pa bërë mbrojtjen vetëm kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj,  bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmeni Gentian Sula, Shkëlqim Fusha si dhe shoqëritë. Më herët, mbrojtja e ish-deputetes Klotilda Bushka kërkoi pushimin e çështjes ndaj saj me argumentin se nuk ka vepër penale, ose në të kundërt shpalljen e moskompetencës nga GJKKO. Seanca e pak ditëve më parë, ku i pranishëm ishte edhe vetë Veliaj, u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.  Veliaj...