Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
President mos i “laj duart”!
Nga Akil PANO Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pilati s’ishte i pafajshëm. Në çdo shoqëri, ligjet janë pasqyrë e vlerave që ajo shoqëri përqafon. Nëse ligji është i drejtë, ai ngrihet mbi themele morale, mbi të vërteta të pakthyeshme dhe mbi një antropologji të drejtë të njeriut. Por kur ligjet ndërtohen mbi ideologji fluide, të ndërtuara nga ekstremi i majtë globalist, ato shndërrohen në mjetet më të rrezikshme për transformimin e heshtur të shoqërisë. Kryeministri Rama e quajti ligjin e barazisë gjinore “shumë fisnik”, duke e ngritur në rangun e një vepre të qytetërimit evropian. Por kur një ligj “fisnik” duhet mbrojtur me arrogancë, me etiketime, me përçmim ndaj protestuesve dhe përmes retorikës së stilit “qentë le të lehin, karvani...