Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Galatasaray
5 Dhjetor 2025 12:45 Alfred Lleshi Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra arresti për dhjetëra lojtarë dhe drejtues klubesh lidhur me skandalin e basteve që ka tronditur futbollin turk. Në bastisjen e mëngjesit të sotëm u arrestuan, mes të tjerëve, mesfushori i Fenerbahçe, Mert Hakan Yandaş, dhe mbrojtësi i Galatasaray, Metehan Baltaci. Sipas agjencisë DHA, në pranga kanë rënë edhe ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Çakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Küçük. Federata Turke e Futbollit kishte njoftuar në tetor nisjen e një hetimi ndaj mbi 150 gjyqtarëve për bastet e dyshuara në ndeshje, hetim që më pas u zgjerua edhe te lojtarët, drejtuesit dhe komentatorët televizivë. Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra arresti për 46 të dyshuar, nga të cilët 35 janë arrestuar fillimisht, duke përfshirë...