“Tronditet” futbolli turk nga skandali i basteve, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasarai

“Tronditet” futbolli turk nga skandali i basteve, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasarai

Prokurorët turq kanë urdhëruar ndalimin e 46 personave, përfshirë futbollistë nga klubet e kategorisë së parë, presidentë klubesh, komentatorë dhe të tjerë, si pjesë e një hetimi gjithnjë e më të gjerë për baste të brendshme në ligat profesionale të Turqisë. Hetimi i vazhdueshëm çoi në arrestimin e disa futbollistëve, mes tyre lojtarë të gjigantëve të Stambollit, Fenerbahçe dhe Galatasaray. Skandali i basteve sportive që po trondit futbollin turk vazhdon të shpaloset me zhvillime të reja. Më i fundit ndodhi të premten, kur Prokuroria nisi një operacion të madh që rezultoi me 46 urdhër-arreste për lojtarë, trajnerë dhe gjyqtarë. Ndër të dyshuarit është Mert Hakan Yandaş, mesfushori 31-vjeçar që është kapiteni aktual i Fenerbahçes. Lojtari akuzohet se ka vënë baste për ndeshjet e ekipit të...