Maresca: Chelsea pretendent për titull nëse jemi në të njëjtën pozicion deri në shkurt

Maresca: Chelsea pretendent për titull nëse jemi në të njëjtën pozicion deri në shkurt

Pavarësisht humbjes në mesjavë ndaj Leeds, duke bërë që Chelsea të përfundojë 9 pikë pas Arsenal, trajneri i “blues”, Enzo Maresca, thotë se ekipi i tij ka ende mundësi të luftojë për titullin kampion në Premier League. Trajneri italian beson se nëse Chelsea është në të njëjtën pozicion që është tani në shkurt ose mars, atëherë ata mund ta konsiderojnë veten pretendentë. “Nëse në shkurt ose mars jemi aty ku jemi tani, do të jemi pretendentë për titull”, tha Maresca. “Por, në rast se nuk jemi, është ndryshe. Dhjetori dhe janari janë muajt që përcaktojnë se cilat ekipe do të jenë pretendente për titull. Në këtë moment, jemi më të mirë se sezonin e kaluar dhe sezonin tjetër, do të jemi më të mirë se...