Marcelo “pa filtra”, i dërgon mesazh Vinicius: Le të flasin të tjerët, ruaj qetësinë

Marcelo “pa filtra”, i dërgon mesazh Vinicius: Le të flasin të tjerët, ruaj qetësinë

Marcelo Vieira, legjenda braziliane e futbollit, u tërhoq këtë vit, në moshën 38-vjeçare, pas 25 titujve me Real Madridin: 5 Champions League, 4 Botërorë për Klube dhe 6 La Liga. Në episodin e nëntë të podcastit ‘Bajo Los Palos by Flexicar’ me Iker Casillas, braziliani foli për karrierën, marrëdhënien me Mourinho dhe jetën personale. Ai komentoi edhe situatën e Vinicius Jr., që është bërë një nga lojtarët kyç të Real Madridit, por shpesh vihet në qendër të mediave për sjelljen e tij në fushë. Marcelo kujtoi se Vinicius, kur mbërriti në Madrid, ishte një djalë 18-vjeçar, me shumë për t’u përmirësuar: “Ishte me zemër të mirë dhe shumë inteligjent, e dinte çfarë duhej të përmirësonte”. Ai e përshkroi sulmuesin brazilian si “të pakontestueshëm, inteligjent dhe...