Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lakers triumfojnë në sekondën e fundit, bie Golden State, fitojnë Boston e New Orleans
Fitore në sekondën e fundit për Philadelphia, që mundi 99-98 Golden State në shtëpi. Mungesa e Stephen Curry u ndie te miqtë, ndërkohë që për Philadelphia u dallua Tyrese Maxey, që realizoi 35 pikë. Jashtë fushe fiton skuadra e Lakers, që mundi 123-120 Toronto “in extremis”. Një ndeshje e hapur deri në fund, ku për miqtë u dallua Reaves me 44 pikë. Koshin e fitores në sekondën e fundit e realizoi Hachimura. Nuk zhgënjen ekipi i Boston, që fitoi thellë 146-101 në fushën e Washington, ndeshje ku u dallua Derrick White me 30 pikë. Ndërsa New Orleans mundi 126-115 Minnesota, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë. NBA-Rezultatet e sotme Philadelphia – Golden State, 99-98 Washington – Boston, 101-146 Brooklyn...