Shorti i Botërorit/ Duka dëshiron Brazilin, derbi i takon Silvinjos

Shorti i Botërorit/ Duka dëshiron Brazilin, derbi i takon Silvinjos

Botërori po afron dhe aroma e tij ndihet më e fortë sot, pasi pikërisht ditën e sotme, në Uashington do të hidhet shorti, ku skuadrat që janë kualifikuar dhe ato që do të kualifikohen pas fazës “play-off” në muajin mars do të njihen me rivalët e tyre në grupe gjatë fazës finale të Kupës së Botës. Ndërkohë, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka, ka komentuar shortin për Kupën e Botës 2026, duke qenë njëherësh optimist për emra të mëdhenj. Duka të enjten për “KOHËN”, të përditshmen e njohur kosovare, ka thënë se do ta preferonte një përballje të Shqipërisë me Brazilin. Ceremonia e shortit, që pritet të jetë madhështore, do të mbahet të premten në Uashington. Do të marrin pjesë delegacionet...