Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Egnatia humb me Flamurtarin dhe humb shansin të kapë kreun, Vora frenon Vllazninë
Adriatik BALLA Java e 14-të e Kategorisë Superiore përfundoi ditën e djeshme me dy takime të luajtura njëra në Rrogozhinë e tjetra në Shkodër. Skuadrat e mëdha zhgënjyen dje, duke mos marrë maksimumin e tyre. Kështu, Egnatia humbi në shtëpi përballë Flamurtarit, me shifrat 0-1, duke treguar dobësi dhe në një farë mase ishte befasia më e madhe e xhiros, ndërkohë që Vllaznia në stadiumin e saj “Loro Boriçi” nuk mundi të dalë me pikë të plota përballë Vorës, duke u kënaqur me një pikë, por duke treguar shenjat e një krize jo të vogël gjatë javëve të fundit me lojëra të paqëndrueshme dhe me rezultate në rënie. Ndërkohë, e fituara e madhe e javës së 14-të është Dinamo, e cila mposhti të mërkurën në...