Kartoni i Anis Mehmetit kap vlerën e 10 mln eurove, por Silvinjo se ka në projekt

Kartoni i Anis Mehmetit kap vlerën e 10 mln eurove, por Silvinjo se ka në projekt

Në kampionatin anglez luan një kontigjent i madh lojtarësh shqiptarë, por kryesisht në ligat e ulëta. Në Premier League spikat vetëm Armando Broja, që është pjesë e Bërnlit, por sulmuesi kuqezi ende nuk e ka bërë sefte me ekipin e tij, pra nuk ka mundur të shënojë, pavarësisht se disa minuta të rëndësishme ka qëndruar në fushë. ndërkohë, një tjetër element po spikat në Angli, por ji në Premier League. Anis Mehmeti luan në Championship dhe është një goleador i rregullt. Por edhe pse shënon, duket se trajneri Silvinjo nuk ka ndërmend t’i japë shans aktivizimi në përfaqësuese, madje as e ka ftuar. Pra, Anis Mehmeti është pikëpyetje më e madhe te Kombëtarja shqiptare. Trajneri Silvinjo nuk e fton nga vera e vitit 2023. Fakt...