Shqipëria do të mësojë se cilët do të ketë kundërshtarë në Botëror, njihuni me shortin e grupeve të Kupës së Botës

Shqipëria do të mësojë se cilët do të ketë kundërshtarë në Botëror, njihuni me shortin e grupeve të Kupës së Botës

Më pak se 24 orë na ndajnë nga njohja me grupet e plota të Kupës së Botës 2026. FIFA do të organizojë hedhjen e shortit mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 18:00. Në Kennedy Center në Washington DC, Kombëtaret do të mësojnë se cilët kundërshtarë do të kenë përballë në verën e ardhshme. Interesim ka edhe nga Kombëtarja shqiptare, e cila për herë të parë është pranë kualifikimit në grupet e Botërorit. Kuqezinjtë janë pjesë e vazos së 4-t, pavarësisht se për të prerë biletën për në Amerikën e Veriut duhet të kalojnë Poloninë dhe fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi në “play off”. Ndarja e vazove: Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi,...