Renditja/ Flamurtari kthehet në super formë! Fiton kundër Egnatias dhe po i largohet fundit, Vllaznia paqe me Vorën

Renditja/ Flamurtari kthehet në super formë! Fiton kundër Egnatias dhe po i largohet fundit, Vllaznia paqe me Vorën

Flamurtari është rikthyer në një super formë. Vlonjatët kanë arritur që të fitojnë ndaj Egnatias në shifrat 0-1. Goli i Ramirez në minutën e 36 vendosi gjithë historinë e këtij takimi. Tre pikë për Flamurtarin, por tre pikë të vlefshme pasi e dërgojnë në vendin e 8 duke i ikur fundit.Për më tepër në pesë ndeshjet e fundit, Flamurtari nuk e njeh humbjen duke kthyer një nisje sezoni katastrofal. Shenja reagimi që gëzojnë shumë në Vlorë, ndërsa nga krahu tjetër Vllaznia është ndaluar në një barazim 0-0 ndaj Vorës. /Sport Ekspres/