Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
ABISSNET SUPERIORE: Flamurtari me fitore surprizë ndaj Egnatias, Vllaznia nuk merr më shuëm se një pikë ndaj Vorës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Abissnet Superiore. Surpriza e madhe ka ardhur nga Rrogozhina, aty ku kampionia në fuqi, Egnatia është mundur 0-1 nga Flamurtari. Vlonjatët gjetën golin me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 35-të, ku sulmuesi venezuelian, Heiderber Ramirez, u shkëput bukur dhe pas asistit perfekt të Valentino Murataj, dërgon topin në portën e Dajsinanit. Në minutat në vijim, vendasit u përpoqën të barazonin shifrat, por vlonjatët ia dolën të ruanin avantazhin që në vërshëllimën e fundit. Pas kësaj fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tretë me 25 pikë. Duke qenë se të dyja ekipet kishin rënë dakord, ndeshja mes Vorës dhe Vllaznisë u luajt në...