Po kalon super formë te Trabzonspori, në Turqi japin një kritikë të shëndetshme për Ernest Muçin: Kur luan kundër ekipeve fizike…

Po kalon super formë te Trabzonspori, në Turqi japin një kritikë të shëndetshme për Ernest Muçin: Kur luan kundër ekipeve fizike…

Ernest Muçi po kalon një formë fantastike te Trabzonspori. Por ndryshe nga koha te Beshiktash, vëmendja është edhe më e madhe për shqiptarin pasi skuadra e tij po lufton për të fituar titullin kampion. E në mesin e komplimentave ka dhe një kritikë të shëndetshme. Në studiot e mediave turke, Mustafa Mir Colakoglu, ka treguar se ku Muçi duhet të përmirësohet. “Muçi po tregon performanca të jashtëzakonshme kundër ekipeve që nuk luajnë një futboll shumë fizik. Ai do të bëhet akoma më e mirë në momentin kur do të luaj edhe fizikisht siç duhet”, tha Colakoglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/