Rritje alarmante e testimeve teknike në 2025, ja cilat mjete dominojnë qarkullimin

Rritje alarmante e testimeve teknike në 2025, ja cilat mjete dominojnë qarkullimin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- nëntor 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë 11-mujorit të vitit 2025 janë kryer 297 mijë e 973 testime teknike të mjeteve, një shifër që përfaqëson një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2023, duke treguar rritje të ndërgjegjësimit dhe rigorozitetit në kontrollin teknik. Sipas të dhënave nga Drejtoria ë Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpërndarja e mjeteve të testuara tregon dominimin e automjeteve personale me 86.3%, ndërsa pasojnë kamionët me 6.3%, motomjetet me 4.7% dhe autobusët me 1.7%. Rimorkiot dhe mjetet e punës përbëjnë përkatësisht 0.5% dhe 0.4% të totalit të kontrolleve. Ky diversitet i mjeteve të verifikuara për të gjitha kategoritë...