Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Artikulli bombë i medias amerikane: A do ta ‘mbyllë’ Donald Trump njërin sy për Edi Ramën për kartelet e drogës?
Media e njohur amerikane, Washington Examiner, në një artikull të saj ngre alarmin për një çështje që mund të tronditë balancat e aleancave ndërkombëtare të Shqipërisë. Në prapaskenë të marrëdhënieve të buta diplomatike, po merr formë një histori që sfidon kufijtë e asaj që pranohet si bashkëpunim i pastër mes dy vendeve të NATO-s. Ndërsa Donald Trump shpall luftë totale kundër karteleve të drogës në mandatin e tij të dytë, një pyetje e pakëndshme po ngrihet në Washington: A do të ketë guxim presidenti amerikan të shohë edhe drejt Tiranës, aty ku nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria akuzohet se është shndërruar në portë kryesore të pastrimit të parave dhe trafikut global të kokainës? Nëse lidhjet e errëta mes mafias shqiptare dhe kartelit famëkeq Sinaloa...