Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Njoftimi i gjykates: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Valdete Hoxha (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), sot më datë 04.12.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 21.07.2025 regjistrimi. Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 32, datë 14.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimit për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri/ankues B.T., ndaj vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme...