Xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara, dy persona të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit tek “Delijorgji”

Xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara, dy persona të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit tek “Delijorgji”

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një ambient që aktualisht është jo funksional. Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur pronari i ambientit një 40-vjeçar dhe punonjësi i tij, 28 vjeç. “Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thotë policia. Ndërkohë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, xhama të thyer të dyerve dhe dritareve si dhe karrige apo tavolina të shkatërruara. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po...