Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar
Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri në rrugën e Kavajës në kryeqytet të enjten. Burime bëjnë me dije se pronari i picerisë ka qenë duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, por ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë. Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari i picerisë, shtetasi Besmir Dyrmishi, 40 vjeç dhe punonjësi, Klejdi Bajrami, 28 vjeç të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.