Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit
Është caktuar data për mbajtjen e seancës në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.monid mehalla xhino ago Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 5 Dhjetor në orën 10:00. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.