Ky është qyteti ku njerëzit jetojnë nëntokë (Foto)

Ky është qyteti ku njerëzit jetojnë nëntokë (Foto)

Një qytet i jashtëzakonshëm, ku gjithçka ndodhet nëntokë, nga kishat te kampingjet. Ndërsa bota gjithnjë e më shumë po vuan pasojat e ngrohjes globale, a mund të jetë ky qytet një shembull se e ardhmja jonë mund të jetë nëntokë?      Në rrugën e gjatë drejt Australisë Qendrore, të shoqëron një peizazh krejtësisht i shkretë që ngjason me një hapësirë të pafundme. Por, papritur, shfaqen disa ndërtime misterioze që ngjasojnë me piramida rëre. Këto janë shenjat e para të Coober Pedy, një qytet i minierave të opalit, me një popullsi prej rreth 2500 banorësh që jetojnë nëntokë. Në këtë cep të botës, 60% e popullsisë jeton në shtëpi të ndërtuara në shkëmbinj ranor. Në disa lagje, shenjat e vetme se aty ka jetë janë boshtet e...