Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë
Arsenal i përgjigjet Man.City, me “topçinjtë” që largojnë frikën, triumfojnë 2-0 në derbi përballë Brentford duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s. Në “Emirates”, ekipi i Artetas gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të me një aksion fantastik, të finalizuar me kokë nga Merino. Arsenal kishte kontrollin e lojës, tentuan në çdo formë të gjenin edhe golin e dytë, por në ishin dhe me fat ku portieri Raya vuri në jetë një mrekulli të vërtetë teksa devijoi një goditje të fortë me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” bombarduan portën e Brentford, ku Calafiori tentoi në dy raste me goditje nga distanca. Më fund, në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Saka gjeti golin...