Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Inter dhuron spektakël në Kupë, “shuplakë” Venezia-s, Chivu: Kishte shumë gjëra të bukura (VIDEO)
Në “San Siro”, Inter argëtohet në Kupë, me zikaltërit që triumfuan 5-1 përballë Venezia-s, një ndeshje pa shumë histori, e zhvilluar në një drejtim. Kjo ishte një natë perfekte për trajnerin Chivu, në një kohë kur rotacioni i kryer pati efekte pozitive. 18 minuta lojë i mjaftuan për të zhbllokuar sfidën, me Diouf që hapi siparin e golave. Dy minuta më vonë ishte Pio Esposito që dyfishoi shifrat me një goditje shumë të bukur nga distanca. Pas Serie A dhe Champions, sulmuesi “azzurr” gjeti edhe golin e parë në Kupë. Stafetën më pas e mori Thuram, me “bomberin” francez që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 34-ët, një goditje perfekte nga distanca që u ndal në rrjetë. Inter vijoi me spektakël në...