Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike
Real Madrid nuk lejon Barçën të “arratiset”, del me 3 pikë nga “San Mames” pas suksesit 0-3, një fitore e madh që erdhi në momentin më kritik, në një kohë kur ekipi i Alonsos kishte 3 javë që nuk fitonte në La Liga. Reali i falet edhe një herë një super Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që dhuroi spektakël duke realizuar një “dopietë” shumë të bukur. 7 minuta lojë i mjaftuan “gjelit” më të famshëm për të shënuar golin e parë. Një aksion personal, i ideuar dhe finalizuar po vetë me shumë klas. Bëri pjesën e tij në këtë takim edhe portieri Courtois, me belgun që mbajti në lojë avantazhin e Realit me një super pritje në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së...