Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Martinez, në portë pas tragjedisë: Bukur të kthehem, me më shumë forcë dhe motivim se kurrë
4 Dhjetor 2025 11:00 Alfred Lleshi Pak më shumë se një muaj pas aksidentit tragjik rrugor, me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari, që e përfshiu dramatikisht, Josep Martinez u rikthye mbrëmë për të mbrojtur portën e Interit në ndeshjen e “Coppa Italia” ndaj Venezia. Një mbrëmje e veçantë për portierin zikaltër, i pritur me duartrokitje nga tifozët dhe përqafime nga shokët e skuadrës, sidomos Sommer. Shenja të mbështetjes njerëzore dhe emocionale për një lojtar të tronditur nga ngjarja e fund-tetorit, gjatë rrugës për stërvitjen e zakonshme në “Appiano Gentile”, e cila u shndërrua në tragjedi. I gjithë Interi dhe trajneri Chivu e pritën dhe mbrojtën, duke i mundësuar të rikthejë ekuilibrin psikofizik. Ndeshja ndaj Venezia ishte rasti i parë. Martinez luajti një ndeshje të mirë,...