Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Amorim: Kemi disa mungesa por synojmë fitoren ndaj West Ham, rikthimi i Cunha do të na ndihmojë
Java e 14-të e Premier League do të mbyllet sot me ndeshjen Manchester United-West Ham. “Djajtë e kuq” kanë shansin të ngjiten në zonën Champions në rast se fitojnë, ndaj trajneri Ruben Amorim kërkon përqendrim maksimal nga të tijtë. Matheus Cunha është rikthyer në stërvitje dhe është i disponueshëm, por Amorim tha se dy lojtarë janë ende në dyshim. “Kemi dy dyshime për ndeshjen e sotme. Nuk do të them se kush janë, pasi sot pasi do të ndryshojmë mënyrën se si i qasemi ndeshjes. Le të shohim nëse ata mund të luajnë ndaj West Ham”, tha trajneri portugez. “Pjesa tjetër e skuadrës është e mirë. Matheus është rikthyer, por kam dy lojtarë që ndoshta nuk mund të luajnë. Gjithashtu, Harry Maguire dhe Sesko janë...