Chivu mbi fitoren dhe grupin: Më pëlqeu qëndrimi. Frattesi? Mund të mbështetem tek ai

Chivu mbi fitoren dhe grupin: Më pëlqeu qëndrimi. Frattesi? Mund të mbështetem tek ai

4 Dhjetor 2025 7:57 Alfred Lleshi Cristian Chivu u shfaq mëse i kënaqur pas fitores 5-1 të Interit ndaj Venezia në Kupën e Italisë, jo vetëm për rezultatin, por edhe mentalitetin që skuadra tregoi. Ai theksoi se lojtarët nuk u dukën aspak të lumtur për golin e pësuar: “Nëse mendojnë kështu, jam i kënaqur. Më pëlqeu qëndrimi dhe respekti që patëm për kundërshtarin. Është një grup i motivuar që do të vazhdojë atë që kemi ndërtuar këto muaj”. Chivu u shpreh i lumtur për debutimet në “San Siro”, veçanërisht për lojtarët e Primavera dhe Diouf: “Kishte shumë gjëra të mira sot”. Trajneri vlerësoi harmoninë brenda ekipit: “Merita është e lojtarëve. Edhe ata që erdhën në verë u pritën jashtëzakonisht mirë. Futbollistët me vite te ky klub...