Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Egnatia është “kameleonia”/ Rotacion pa limite, si po fiton kampionia duke ndryshuar
Në kampionatin aktual, Egnatia e Edlir Tetovës po shfaqet si një skuadër me shumë fytyra. Jo në kuptimin e pasigurisë, por të përshtatshmërisë: një ekip që ndryshon formën sipas javës, kundërshtarit dhe kërkesës taktike. Trajneri Tetova, ka zgjedhur të mos mbështetet te një formacion i pandryshueshëm, por te fleksibiliteti i vazhdueshëm. Kjo qasje e ka bërë ekipin të freskët, të paparashikueshëm dhe të vështirë për t’u lexuar. Sfida e vërtetë do të jetë nëse kjo qasje mund të mbahet me të njëjtin efekt edhe në momentet e presionit maksimal të sezonit. Por deri më tani, “kameleoni” i kampionatit po funksionon. ROTACIONI – Përveç rasteve të zakonshme të mungesave për shkak kartonësh apo dëmtimeve të lehta, ndryshimet në formacion nuk janë të detyruara. Tetova ka eksperimentuar pothuajse...