Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dedikim prekës, Blero i thotë lamtumirë Shpat Kasapit me një mesazh emocional
Këngëtari Blero Muharremi ka emocionuar rrjetin me një dedikim prekës për mikun e tij të ndjerë, Shpat Kasapi, duke rikthyer kujtimet e një miqësie të sinqertë dhe dhimbjen e humbjes së parakohshme të artistit. Në një postim të publikuar në Instagram, Blero ndau një fotografi të vjetër nga performancat e tyre, që datojnë nga vitet më të ndritshme të karrierës së tyre muzikore. Në dedikimin e tij emocional, Blero shprehu tronditjen dhe dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të Shpatit: “Ende më duket sikur jam në ëndërr… si shok i yt dhe mik i familjes tënde, zemra m’u bë mal kur pashë dashurinë që ta dhanë shqiptarët anë e mban botës.” Blero u ndal edhe te mënyra e jashtëzakonshme se si...