Shqipëria me bankën e parë digjitale, miratohet VKM nga Këshilli Ministrave

Shqipëria me bankën e parë digjitale, miratohet VKM nga Këshilli Ministrave

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend. Vendimi i miratuar sot jep miratimin paraprak për licencimin e bankës, një hap i rëndësishëm që i mundëson subjektit të nisë të gjitha përgatitjet për hyrjen në tregun bankar shqiptar. Sipas njoftimit, JET Bank parashikohet të operojë mbi teknologji të avancuar dhe një model tërësisht të digjitalizuar, duke vënë në qendër thjeshtësinë, sigurinë dhe përvojën e klientit. Misioni i saj është të sjellë një qasje moderne në shërbimet financiare, duke u larguar nga formatet tradicionale dhe duke synuar të transformojë mënyrën se si qytetarët dhe bizneset marrin shërbime bankare. Procesi i licencimit zhvillohet në dy faza, sipas...