Shishja e verës 30 mijë euro, Rama emëron fisin e Agasit nëpër institucionet shtetërore

Shishja e verës 30 mijë euro, Rama emëron fisin e Agasit nëpër institucionet shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të reja në qeveri. Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë, Xheni Beqaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Por kush është Xheni Beqaj? Ky emër është përmendur edhe më parë në media nga gazetarja Klodiana Lala, e cila publikoi vitin e kaluar një listë të emërimeve që, sipas saj, lidhen me rrethin familjar të Ergys Agasit, një nga personat më të përfolur për ndikim të fortë në disa institucione të qeverisë. Sipas kësaj liste, Beqaj është përmendur si kunati i Fatmir Troplinit, dhe më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Targave dhe Patentave. Ai është vetëm një nga emrat që, sipas publikimit të Lalës, lidhen me familjarë të Agasit të vendosur në...