“Kërkojmë proces transparent”/ Avokati i popullit, Bardhi: Ka një vendim që…

“Kërkojmë proces transparent”/ Avokati i popullit, Bardhi: Ka një vendim që…

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në një studio televizive ka folur lidhur me tërheqjen e firmave të deputetëve të cilët mbështetën kandidatët për Avokatin e Popullit. Bardhi theksoi se ky vendim ka ardhur pasi Komisioni i Ligjeve vendosi rregullin se një deputet me votën e tij duhet të mbështesë një kandidat. Sipas tij para se të vendosej ky rregull deputetët kanë mbështetur çdo kandidat që u ka kërkuar nënshkrimin. Ai theksoi se PD kërkon një proces transparent mes grupeve parlamentare. “Ka një vendim që gjithsecili që ka kandiduar për pozicionin avokatit te popullit ka mbledhur firmat ende pa i kualifikuar nga Komisioni i Ligjeve që bën një verifikim paraprak. Më datë 17 nëntor grupet parlamentare janë njoftuar me listat...