VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi. Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit. Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri. Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.   © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb