Kapetanoviç hap Javën e CEFTA-s në Prishtinë, takim me Kurtin për nxitjen e tregut të përbashkët rajonal

Kapetanoviç hap Javën e CEFTA-s në Prishtinë, takim me Kurtin për nxitjen e tregut të përbashkët rajonal

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviç, çeli sot zyrtarisht Javën e CEFTA-s 2025 në Prishtinë, një mbledhje që këtë vit vjen me theks të fortë te integrimi ekonomik, digjitalizimi dhe harmonizimi me tregun e BE-së. Në panelin hapës, krahas Kapetanoviçit, ishin ministret Rozeta Hajdari dhe Valentina Superti, drejtori Matej Zakonjshek dhe drejtoresha e sapoemëruar e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati. Në fjalën e tij, Kapetanoviç u ndal te rezultatet konkrete që ka sjellë bashkëpunimi RCC-CEFTA dhe te rëndësia që CRM po merr në zhvillimin ekonomik të rajonit. “Bashkëpunimi rajonal vlen kur sjell përfitime të matshme. Dhe sot po i shohim, nga komunikimi më i lirë, deri te tregtia dhe shërbimet digjitale që ecin më shpejt. Qytetarët na kërkojnë më shumë bashkëpunim,...