Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Partizani nuk fal në shtëpi ndaj Bylis, “paqe” në Niko Dovana mes Teutës dhe Elbasanit
3 Dhjetor 2025 18:36 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 14-të të Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Elbasani u ndanë në barazim pa gola. Pavarëisht rasteve dhe përpjekjeve të të dy ekipeve, shifrat mbetën të pandryshuara. Një moment interesant ishte edhe ikja e dritave në stadium për disa minuta. Ky barazim i leverdis më shumë Elbasanit, që aktualisht kryeson renditjen me 26 pikë. Teuta mbetet në vendin e katërt me 22 pikë, por renditja mund të ndryshojë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të tjera. Ndërkohë në “Arenën e Demave”, Partizani ka fituar 1-0 ndaj Bylis. Goli që vulosi fatin e takimit u shënua në minutën e 72-të, ku shënoi zbulimi i Olition Kërnajës, Diego Contreras, i ardhur nga...