Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ambasadori Bergner/ Nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka arritur suksese në luftën kundër krimit dhe…
Ambasadori gjerman Bergner gjatë takimit me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nënvizuar rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri. Po ashtu Bergner theksoi se nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ambasadori gjerman theksoi se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ai shprehu bindjen se zgjedhjet e ardhshme për kreun e SPAK do të zhvillohen në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre...