No Image Available

Rasti Balluku/ Shembujt kërkohen në BE, por gjenden në Azi dhe Amerikë Latine

Debati publik për rastin e Belinda Ballukut ka marrë trajtën e një konkursi në të cilin; kush gjen një shembull “perëndimor” si paralele me të, fiton betejën morale, politike dhe mediatike. Diskutimi u fut në këtë hulli nga kryeministri Edi Rama që hodhi sfidën: “Më gjeni një vend demokratik ku gjykata pezullon ministrin”. Zërat opozitarë iu përgjigjën aty për aty: “Gjej një vend demokratik ku ministri i pandehur nuk ikën vetë”. Të dyja palët bashkohen në një pikë. Shembujt si “Balluku” duhen kërkuar në vendet e botës demokratike, në perëndim. Merret e mirëqënë sikur çdo problem shqiptar duhet të ketë një analogji italiane, gjermane ose britanike për t’u zgjidhur. Fatkeqësisht, realiteti ynë jep përditë prova se paralelet i ka tjetërkund.       Shembujt si...