Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
9 ditë protestë/ Rikthehet më në fund, transporti urban në Prishtinë
Perplasjet politike në Kosovë u bënë shkak për të bllokuar edhe transportin urban në kryeqytet. U deshën 9 ditë protestë që ministia e financave e drejtuar nga ministri në detyrë Hekuran Murati, të merrej vesh me komunën e Prishtinës për të alokuar fondet e prapambetura, dhe që qytetarët të fillojnë të përdorin këtë shërbim. “Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë eurosh nga borxhet e vitit 2024, nga Ministria e Financave drejt kryeqytetit. Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave”, ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Për shkak të borxheve, “Trafiku Urban” dhe transportuesit privatë ndërprenë...