Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese shtyn sërish shqyrtimin, njofton datën zyrtarisht
Gjykata Kushtetuese njofton se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025. Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Gjykata thekson se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare të saj.