Brezi që po mbush Klosin me Kupa tek moshat, fitojnë edhe turneun e Pavarësisë

Brezi që po mbush Klosin me Kupa tek moshat, fitojnë edhe turneun e Pavarësisë

Nëse më parë mundësitë për të dalë si futbollist dhe për t’u formuar nga Shqipëria ishin shumë të pakta, vitet kanë ndryshuar dhe mundësitë po ashtu. Modeli i të gjithë lojtarëve të formuar në Shqipëri është padyshim Ernest Muçi, pa harruar edhe Myrto Uzunin, Ylber Ramadanin apo lojtarë të tjerë që kanë qarkulluar në vendin tonë përpara se të shkonin drejt kampionateve më të forta të Europës. Tani ka më shumë mundësi dhe nëpërmjet akademive, atje ku fëmijët mund të formohen në mënyrën e duhur që të jenë gati për të arritur drejt suksesit. Një brez të mirë po e rrisin edhe në qytetin e Klosit. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një Kupë futbolli të shkonte në këtë qytet, por me brezin e...