Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Meta kërkon që të mos futet në “kabinë xhami’ gjatë seancave gjyqësore, zbardhet shkresa drejtuar GJKKO
Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani ka depozituar një kërkesë në GJKKO që lidhet me mënyrën e paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, ku sipas mbrojtjes ai është vendosur në një kabinë xhami ose strukturë metalike izolimi. Sipas dokumentit të paraqitur në gjykatë, mbrojtja i kërkon trupit gjykues konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese për shkak të vendosjes së Ilir Metës në kabinë xhami/kafaz hekuri. Meta kërkon që gjatë seancave ai të vendoset pranë avokatit, pa barriera fizike, gjatë gjithë procesit gjyqësor. Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja pretendon se vendosja e të pandehurit në kabinë të mbyllur cënon nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues. Mbrojtja pretendon se...