Qëlluan me armë zjarri drejt biznesit në Kukës, arrestohet 59-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

Qëlluan me armë zjarri drejt biznesit në Kukës, arrestohet 59-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorë e të shtënave me armë drejt një biznesi. Ata janë identifikuar si Xheme dhe Misin Mena. Njoftimi i policisë: Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi...