Skandalet e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Skandalet e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është paraqitur në SPAK. SPAK ka hapur një hetim për abuzimet me 12 tendera në AKSH, procedura për të cilat do të pyetet Karcanaj. Karçanaj ka qenë në shoqërinë e avokates së saj në SPAK. Kujtojme qe ne fillim te muajit nentor, Partia Demokratike ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit se ka bërë kontrata të dyshimta me vlerë miliona euro. Sipas Partise Demokrtike jane shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast. Partia Demokratike i ka kerkuar SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata...