Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, KLP cakton datën

Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, KLP cakton datën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën 9 Dhjetor, për votimin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, i cili u propozua nga Komisioni i Posaçëm në SPAK. Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshihen edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.