Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Timo Flloko zbuloi disa “sekrete”: Si e realizova rolin e Mato Grudës, ç’më tha Dritëroi Agolli?
Çdo tekst i Dritëro Agollit shquhej nga mprehtësia, humori i hollë, gjuha e pasur, gdhendja e karaktereve. Nga këta të fundit ka të tillë që janë ngulitur thellë në memorien e lexuesit apo shikuesit, kur ai ka marrë mish e gjak prej një aktori. I tillë është edhe Mato Gruda, personazhi kryesor i romanit dhe filmit “Njeriu me top”. Ishte aktori Timo Flloko, ende i ri në karrierën e tij asokohe, që pati fatin t’i jepte frymë Mato Grudës dhe ta kthente në batutë thënien e tij “Atë e di unë!”. Në librin me kujtime “Ky është Dritëroi im”, aktori Timo Flloko tregon për njohjen me shkrimtarin Dritëro Agolli, autorin e skenarit të filmit “Njeriu me top”, “përpëlitjet” artistike për realizimin e rolit; dëshirën për t’u...