Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjoba pas ndeshjes me Anglinë, FSHF reagon pas vendimit të FIFA-s: Cënon përpjekjen tonë
Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga, për hedhjen e sendeve nga disa tifozë në ndeshjen me Anglinë. Ky takim u mbyll me fitoren 0-2 të miqve në “Air Albania”, ndërsa përfunduan edhe ndeshjet e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026. Pavarësisht gjobës simbolike, FSHF ka publikuar një reagim. “Çdo episod i izoluar cënon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve”, shkruhet ndër të tjera. Reagimi i FSHF-së: “FSHF njofton se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë. Edhe pse kjo gjobë është më e vogël në...